Sot janë sekuestruar tre pasuri të një 63 vjeçari të dënuar në Turqi për trafik droge. Ai është Agron Metaj, i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:
një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;
-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;
-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.