-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk mbaj kopilin tuaj, e dua kafen në krevat”! Gruaja rrëfen: Si nisi sherri pas darkës (Dëshmia)

Kryesoret

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre femrave të tjera në po të njëjtën ditë.

“5pyetjet.al” ka siguruar dhe publikon vendimin e gjyqtarit Gerd Hoxha që vendosi që të nxirrte nga qelia autorin e krimit të trefishtë.

Por si nisi konflikti mes çiftit? Ish-partnerja e tij ka rrëfyer si ka nisi sherri me bashkëshortin e saj. “Më trajtonte si skllave. Kërkonte t’i hiqja dhe t’i vishja çorapet. Mëngjesin dhe kafen donte t’ja çoja tek krevati”.

Pasi mori vesh se isha shtatzënë dhe organizoi një darkë më tha se “më ke hyrë në gjak” tha ajo. Kush ishte arsyeja? Ai dyshonte për tradhti.

Pas debateve, Elena u largua për tek shtëpia e prindërve. Dan Hurta shkoi atje dhe i tha vjehrrit; “dua kokë njeriu. Do të shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia”.

Dan Hutra ka kërkuar te shtëpia e vjehrrit 4 mijë eurot e fejesës pas ndarjes nga ish-partnerja pasi pretendonte se fëmija që Elena ishte shtatzënë nuk ishte i tiji.

Vjehrra i dha 1850 Euro, por ai u rikthye sërish duke kërkuar edhe pjesën tjetër. “Nëse nuk më jepni pjesë tjetër do ta bëj vendin gjak, nuk mbaj kopilin tuaj unë. Do të flasin mediat botërore për mua” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit