-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paga maksimale rritet në 176.4 mijë lekë/muaj/ 24 mijë të punësuar do paguajnë rreth 15 mln euro më shumë sigurime në vit

Kryesoret

Nga 1 prilli paga minimale në vend do të bëhet 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që ishte deri tani, sipas vendimit të fundit të qeverisë, duke u rritur me 17.6%.

Rritja e pagës minimale, automatikisht çon dhe në atë të pagës maksimale. Burime nga Ministria e Financave thanë për Monitor se raporti do të vijojë të mbetet i njëjtë, pra me të njëjtën përqindje që rritet paga minimale, më atë rritet dhe paga maksimale.

Si rrjedhojë, nga 1 Prilli, paga maksimale, që sot është 149,954 lekë, do të rritet po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

Ky nivel i ri i pagës maksimale do të sjellë automatikisht rritje të pagesës së sigurimeve shoqërore, që paguhen si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi.

Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, në total, për një individ që i paguan sigurimet për pagë maksimale, rritja e saj nga 1 prilli automatikisht do të sjellë pagesa 17.6% më të larta. Konkretisht, shuma totale e sigurimeve për pagën maksimale (që paguhet si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi) do të jetë 43,222 lekë në muaj, nga 36,739 lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6,483 lekë më shumë (nga të cilat 3,969 lekë do i paguajë punëdhënësi dhe 2,514 punëmarrësi), shiko tabelën në fund.

Për rreth 24 mijë të punësuar do paguhen rreth 15 mln euro sigurime më shumë në vit

Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, në vend janë 23,862 të punësuar, që paguajnë sigurime për pagën maksimale aktuale prej 149,954 lekë.

Nëse të gjithë ata do të paguajnë me pagën e re maksimale, shuma shtesë do të jetë rreth 115 milionë lekë (1.3) milionë euro) në muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit