-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutoi me armë tre gra, Dan Hutra del sot para Gjykatës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Kryesoret

Ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të dalë për masë autori i përgjakjes së Tiranës, Dan Hutra.

Prokuroria ka fiksuar tri akuza për killerin që realizoi tri krime të njëpasnjëshme, të mirëllogaritura në kohë dhe mundësi shmangieje të Policisë, edhe pse Policia gjithnjë është më vonesë nëpër vendngjarje të tilla.

Bëhet me dije se për të do të kërkohet burg pa afat, ndërkohë që ende nuk dihet se si do të vijojnë hetimet pasi ai vetë ka mundur të tregojë gjithë skenarin që kishte hartuar që kur ishte në burg e jo vetëm pas denoncimit që i kishte bërë bashkëjetuesja e fundit e tij, Elena Hysa, gruaja që qëndroi me të vetëm 4 javë e më pas e la për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj saj.

Policia e ka quajtur bashkëpunues killerin gjakftohtë, ndërsa Prokuroria ka ‘fajësuar’ Elena Hysën për shkak se ajo kishte kërkuar të mos kishte probleme me familjen e Hutrës.

Por Prokuroria nuk ka mundur të vijojë hetimin e mëtejshëm se përse kjo grua nuk do të ketë probleme me atë familje, kur përpara tyre gjendej një vrasës i një tjetër gruaje, ngjarje e ndodhur 16 vjet më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit