Policia ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Lushje. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.K., banues në këtë qytet.
“Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.