-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për vulën, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD dhe nesër Këshillin Kombëtar

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të mbledhë sot në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndiqen pas vendimit që dha dje gjykata e Apelit, për të mos i dhënë vulën.

“Nesër në ora 12.00 mbledhje Kryesie me rend dite: Diskutim rreth situatës politike të krijuar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë dje nga PD. 

Ndërkohë që ditën e diel, demokratët do të mbledhin Këshillin Kombëtar.  “Të nderuar anëtarë të Keshillit Kombetar, te dielen dt 5 mars, ora 17.00 do të mblidhemi për të diskutuar mbi situatën më të fundit politike”, është njoftimi i shpërndarë për anëtarët e KK. 

Dy organizimet vijnë fill pasi 3 gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerjazhbënë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri duke hedhur kështu poshtë njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe ndryshimeve statutore që u morën në atë ditë.

Tashmë çështja do të rinisë nga e para. Vula, sigla dhe logoja e Partisë Demokratike i mbeten Lulzim Bashës, si personi zyrtar i regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Të drejtën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit e ka grupi Alibeaj, ndonëse pritet që Berisha të garojë në zgjedhje me siglën e Partisë së Lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit