-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalimi i Berishës në Këshillin Kombëtar: Basha cakton nesër në gjykatë Alibeajn kryetar të PD-së

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zyrtarizuar sot vendimin për të dalë në zgjedhjet e 24 majit.

Vendim i cili u mor pasi nuk përdorin dot logon dhe vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të fundit të Apelit.

Berisha sot thirri Këshillin Kombëtar ku pas dy orësh mbledhje me dyer të mbyllura, është vendosur edhe strategjia që do të ndiqet për zgjedhjet lokale.

Sipas burimeve mediatike nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së gjatë mbledhjes së zhvilluar Berisha u shpreh se qëllimi ishte Bashkimi por Basha ishte peng.

Berisha:

Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore.

Për Bashën

Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash. Nga 720 mije dollarë vetëm 25 mije dollarë kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditësh.

Për Alibeajn

Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. U përpoqa por njësoj…Tani gjërat do marrin vendin e vet. çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thenë se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”.

Ftesa për deputetët që nuk i janë bashkuar 

Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend ne PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”.

Porosia për kandidatët e Primareve

Alencat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve: “Ju jeni kandidatët e qytetarëve, respektojini, dëgjojeni qytetarin. I pari është qytetari”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit