Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e zhvilluar ditën e sotme në Mirditë në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit ka agravuar deri në përplasje fizike.
Një pjesë e kryetarëve të Partisë Socialiste në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.
Sipas kryetarëve Deda është një figurë e konsumuar dhe pa mbështetje elektorale e cila është vërtetuar edhe përmes sondazheve.
Ndërsa mbështesit e kryetarit aktual te Bashkisë, Ndrec Dedaj i kundërshtuan këto pretendime derisa situata përfundoi me dhunë.
Njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë qe ishte kundër kandidaturës se Dedes.
Pas dhunës takimi u ndërpre dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit te Partisë Socialiste për Bashkinë Mirditë në zgjedhjet e 14-majit.