-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Berisha: Ju tregoj të vërtetën pse e dha dorëheqjen Fuga i Ramës

Kryesoret

Dy ditë më parë kreu i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga njoftoi dorëheqjen. Fuga e justifikoi vendimin me argumentin se do të përqendrohet në fushatën zgjedhore të PS. Por sot Sali Berisha dha një tjetër version duke e lidhur dorëheqjen me një tjetër gjë.

“Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste ‘parukja’, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju?

Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.

Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurtë!

Pra, afera e Durrësit shumë miliardëshe. 420 milionë janë janë djegësat. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të ketë frikë çdo sekondë, çdo minutë, ai e përfytyron veten aty ku e ka vendin. Por nuk janë vetëm këto” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit