Pasditen se ditës së sotme rreth orës 17:15 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Thumanë-Borizanë ku për pasojë është përplasur një këmbësor 70-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë një makinë me shoferin 37-vjeçarin e inicialet A. S. ka përplasur këmbësorin me inicialet A. X.
70-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.