-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e rinj të BBV futen në grevë urie, ja cila është arsyeja

Kryesoret

Banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë vendosur të futen në grevë urie. Arsyeja e tyre është shumë e veçantë: solidarizim për gratë e dhunuara.

Banorët e diskutuan së bashku këtë vendim në dhomën e grimit.

Ata ranë dakord që t’ua bënin të ditur edhe banorëve të vjetër, në mënyrë që edhe ata t’i bashkoheshin kauzës.

Jori: Ne do i themi se po e bëjmë grevën për këtë gjë. Të bashkohen edhe ata.

Antoneta: E di sa shëmtuar ngjan nëse një nga ata thotë jo?

Jori: Është problemi i tyre.

 

E kështu bënë. Banorët shkuan të gjithë në dhomën e gjumit, e ia treguan vendimin pjesës tjetër por në fund u përballën me refuzimin.

“Ne kemi menduar të bëjmë një gjest sakrifikues për gratë e dhunuara, që të mos konsumojmë ushqim,” u thotë Antoneta banorëve mirëpo nuk morën përkrahjen e duhur, pasi asnjëri prej tyre nuk tha ‘po’.

 

Dea u bëri të ditur se ka luhatje tensioni e se nuk mund të qëndrojë dot pa ngrënë.

“Na duhet të hamë, të ushqehemi, na duhet edhe për Prime. Mua më bie tensioni,” tha Dea.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit