Një shqiptar, i identifikuar si Fisnik.H, doli në një seancë gjyqësore në Gjermani ku pranoi akuzat ndaj tij se ka qëlluar për vdekje ndaj një 31-vjeçari me origjinë turke.
Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në 27 qershor të vitit 2022 ku pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar Fisnik.H ka qëlluar 5 herë me armë zjarri ndaj viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
31 vjeçari turk ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të mëdha të marra.
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur, i riu shqiptar pranoi akuzat dhe shprehu pendesë për krimin e kryer duke kërkuar edhe falje. Në sallën e gjyqit ndodhej edhe e ëma e viktimës e cila ndërpreu seancën dhe i kërkoi shqiptarit të thoshte të vërtetën.
“Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur”-mësohet të ketë thënë ajo.
Ndërsa autori i ngjarjes, tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima prandaj e kishte qëlluar.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.
Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari ka mbajtur një fletë formati të bardhë para fytyrës për të mos lejuar që të dalë në fytyrë para gazetarëve që ndodheshin në seancë.