Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona pas finalizimit të operacionit “Tabcco”, ku u gjetën dhe u sekuestruan 42 thasë me peshë totale 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin.
Të arrestuarit janë: K. G 55 vjeç, H. G 58 vjeç, A. G 58 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:
-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;
-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.