-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 Marsi, Belind Këlliçi takon mësuesen e tij kujdestare

Kryesoret

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me rastin e 7 Marsit ka takuar mësuesen e tij kujdestare.

“Jam krenar që kam dalë nga bangat e shkollës Harry T. Fultz e cila mund të konkurrojë nëpër botë për nga cilësia. Me rastin e 7 marsit, u ktheva aty për të uruar e shprehur mirënjohjen për mësuesen time kujdestare Martineta Leka.

Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo, në mënyrë që familjet e Tiranës të kenë mundësi që t’i shkollojnë fëmijët siç duhet këtu, e mos të ndiejnë nevojën që të emigrojnë. Kur shkova për studime universitare në Amerikë dhe pashë përgatitjen e studentëve të tjerë atje, e kuptova mirë cilësinë e shkollimit të marrë gjatë katër vjetëve të bukura që kam kaluar tek Harry T. Fultz.

Një ndër arsyet pse njerëzit po emigrojnë masivisht nga Tirana është për të siguruar një shkollim dhe të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Po të kemi më shumë shkolla cilësore si kjo, do të ketë më pak arsye për t’u larguar. Investimi në shkolla cilësore është domosdoshmëri për t’iu garantuar qytetarëve një të ardhme të dinjitetshme këtu. Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju jeni dakord”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit