Një punëtor 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në ambientet e jashtme të një qendre tregtare.
L. D. 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga E. D. 61 vjeç.
32-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Drejtuesi i pirunit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.