-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri bashkëbisedim me mësues të shkollave në Elbasan: Keni mbështetjen tonë!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me mësues të shkollave “Kostandin Kristoforidhi” dhe Liceut Artistik “Onufri”.

Në fjalën, Gjiknuri që është dhe drejtues politik i qarkut shprehu mirënjohjen mësuesve për sakrificat e tyre në përmbushjen e misionit. Ai theksoi se Elbasani është djepi i arsimit.

“Është gjithmonë privilegj që të urosh gëzuar 7-Marsin nga Elbasani. Elbasani, dihet, si djepi i arsimit dhe vërtet është kënaqësi për mua që ndodhem këtu.  Arsimi është gjithçka. Është punë ezauruese, është punë e lodhshme po është puna më fisnike. Është investimi më i madh që ne i japim brezave nëpërmjet  transmetimit të dijes. Prandaj gjithmonë duhet të jemi krenarë për këtë gjë dhe shoqëria duhet të jetë shumë borxhlije”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve siguroi mësuesit për mbështetjen e qeverisë shqiptare për vijuar investimet në arsim.

“Çfarë mbjellim sot do ta korrim nesër dhe kjo është shumë e vërtetë.  Le të mendojmë për të mirën e përbashkët si qytetarë. Të bëjmë më të mirën për Elbasanin.  Nga kjo pikëpamje ne do punojmë të gjithë bashkë për ta bërë këtë të mundur.  Qeveria shqiptare një gjë e garanton do vazhdojë të mbështesë Elbasanin me të gjitha investimet e nevojshme, patjetër pa harruar arsimin dhe sportin.  Kemi dy elbasanllinj të mirë, kemi dhe Evisin kemi dhe Gledin që punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin për ta bërë këtë të mundur përditë. Faleminderit për punën që bëni përditë dhe ju jemi borxhlinj për çdo ditë të shpenzuar në punët tuaja me brezat e ardhshëm”, tha Gjiknuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit