11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi vajzën në një aksident në Itali, babi i së ndjerën bën gjestin fisnik

Kryesoret

Baki Spahillari, babai i 19-vjeçares Eralda, e cila humbi jetën në një aksident tragjik në Itali, ka folur për mediat italiane duke treguar për momentet e fundit të adoleshentes.

“A dua të di të vërtetën për atë që ndodhi? Dhe për çfarë do të shërbente? Kam humbur vajzën dhe asgjë nuk mund ta kthejë më, as e vërteta”, tha ai për mediat.

Bakiu siguron që nuk do të mbajë inat, mes trishtimit ai përpiqet të gjejë fjalët për të përshkruar Eraldën e cila vdiq pasi makina që e drejtonte i fejuari i saj, Mikele Tatani, po ashtu në të njëjtën moshë, u përplas me një pemë. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Eralda studionte për estetiste, donte të hapte një qendër të sajën. Ishte vajzë inteligjente dhe e përgjegjshme. Punonte në piceri në mbrëmje për të nxjerrë ndonjë lek. Ishte simpatike. Luanim gjithmonë bashkë, argëtoheshim, më bënte për të qeshur shumë”, tha Bakiu.

Herën e fundit që e pa vajzën ka qenë mesditën e së shtunës, disa orë para ngjarjes.

“Ajo doli me të fejuarin dhe më pas shkoi në punë. Pas mbaroi punë në piceri doli përsëri me miqtë dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha ai.

Baki Spahillari përsërit vazhdimisht se nuk mban mëri, të paktën ndaj të fejuarit të Eraldës, që ngiste BMW-në e të atit atë mbrëmje me 140 kilometra në orë.

“Mikele është djalë i mirë, i kam besuar gjithmonë. Ai nuk pi alkool dhe nuk e besoj historinë që ka nisur një garë shpejtësie me miqtë në makinën tjetër”, tha ai.

Nuk është thjesht një fjali sa për të kaluar radhën. Mes dhimbjes, Baki Spahillari shkoi pasditen e së hënës në shtëpinë e Nesret Tatanit, babait të Mikeles. Të dy humbën shumë nga kjo ngjarje. Bakiu vajzën, Nesreti nusen.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit