-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbreti” i drogës që u fsheh për 6 vite nga policia, ish-kreu i PD-së në Rukaj

Kryesoret

Ditën e sotme polica e Matit ka arrestuar Shpëtim Likën i cili ishte në kërkim që nga 2016 për kultivim lëndësh narkotike.

Mësohet se Rukaj ish-kryetari i degën së PD-së në Rukaj. Në vitin 2016, 51-vjeçari u zbulua si autori i mbjelljes së mbi 4020 rrënjëve kanabis dhe i 3 tonëve të tjera të cilat ishin në proces tharjeje.

EMRI/ Kapet “baroni” i drogës në Mat, ish kreu i

Njoftimi i Policisë: 

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Shpëtim Lika, 51 vjeç, banues në Rukaj, Mat.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në shtator të vitit 2016, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, në fshatin Rremull, njësia administrative Rukaj, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në katër parcela, 4020 bimë cannabis sativa, ndërsa në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika, në një përrua, u konstatua një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit kishte të varura, për t’u tharë, një sasi degësh të bimës cannabis sativa.

Gjithashtu, 100 metra më lart, tek një banesë e pabanuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet një sasi tjetër degësh të bimës narkotike kanabis që ishin vendosur për t’u tharë, me peshë totale 3052 kg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit