Ndryshme të reja kanë ndodhur në policinë e shtetit, Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër.
Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.
Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori.
Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.