Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka sulmuar sot nga selia blu prokurorinë e posaçme në lidhje me dosjet e disa prej ministrave të qeverisë Rama në SPAK me hetimet që po zvarriten prej disa vitesh pa konkluzione finale.
“-Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?
- Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të pëfshirë në dosje?
-
Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua?
Përgjigja është e qartë dhe vetem një:
Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar” mbyllet deklarata.
BIRN: SPAK po zvarrit hetimet për koncesionin e sterilizimit