-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shkatërrim” total i Club Brugge, Benfica pret biletën për në çerekfinalen e Champions League

Kryesoret

Benfica nuk ka pasur ndonjë vështirësi përballë Club Brugge (5-1) në Estadio da Luz në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Champions League.

Skuadra portugeze regjistroi fitore 2-0 në ndeshjen e parë si mysafir i ekipit belg në Jan Breydel Stadium dhe pas sfidës në Lisbonë, kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 7-1.

Rafa Silva e hapi serinë e golave në minutën e 38, ndërsa Goncalo Ramos minutat shtesë të pjesës së parë e vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Ramos realizoi sërish në minutën e 57 pas asistimit nga Alejandro Grimaldo. Vendasit nuk u ndalën me kaq, ata shënuan një tjetër gol në minutën e 71-të. Joao Mario e konvertoi në gol një penallti.

Ndërsa futbollisti që e zëvendësoi atë, David Neres, e shënoi golin e pestë vetëm tre minuta pasi hyri në lojë në minutën e 77.

Një gol nderi për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer në minutën e 87-të të takimit.

Triumfi i Benficas në ndeshjen kthyese e vulosur kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa Club Brugge u eliminua në fazën e të tetës së finales.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit