-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet qeveria! Nuk ka shpërblim për pensionistët në prill

Kryesoret

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se për momentin nuk është parashikuar një shpërblim në muajin prill për pensionistët dhe administratën, sikur ndodhi në janar të këtij viti, por nuk e mohoi se mund të ndodhë, sikur aludohet përpara zgjedhjeve.

“Në fakt ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do të synojmë që pagat të rriten gjatë vitit jo vetëm për administratën, por edhe sektorin privat.

Sa i përket pensioneve kemi një politikë të konsoliduar për indeksimin në bazë të inflacionit, vjet u indeksuan dy herë. Ne do të vijojmë me indeksimin. Për momentin nuk kemi një politikë të dhënies së një shpërblimi në muajin prill” tha Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit