Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër. Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.
Berisha tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës. Për ish-kryeministrin, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve. Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi t’u dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.