Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët që mund të denoncojnë personat e dyshuar për trafik.
Por a është kjo një shenjë mosbesimi te institucionet shqiptare? Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk mendon kështu.
“Unë e konsideroj si shenjë e besimit të DEA-s me institucionet shqiptare. Bashkëpunimi deri tani me DEA-n dhe të gjitha misionet janë shenjë e fortë e bashkëpunimit.
Që në ditën e krijimit të SPAK-ut, por edhe më parë ka qenë korrekt dhe reciprok që tregon se besimi i këtyre partnerëve te institucionet shqiptare është në rritje” tha ai.
I pyetur për mungesën ekstradimeve nga Dubai të personazheve të krimit që janë fshehur atje, Manja tha se “mungon bashkëpunimi praktik me autoritetet e Dubait.
Kanë praktikat e tyre, por nuk do të reshtim së kërkuari për ekstradimin e personave të krimit që fshihen atje” deklaroi ai.