Kosovari Mirlind Daku vazhdon të shënojë me breshëri në Slloveni. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Mura, realizoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Mariborit.
Për 25-vjeçarin, i cili u ngjit në kuotën 13 realizime në 23 ndeshje, e sheh veten të luftojë për “Këpucën e Artë” në Slloveni, teksa rival është vetëm Vipotnik i Mariborit me 14 gola.
Mirlind Daku, i cili kaloi te Mura, pas eksperiencës në Kroaci tek Osijek, është kandidat gjithashtu për të veshur bluzën e Kombëtares së Shqipërisë.
Madje, po punohet intensivisht që futbollisti kosovar (ka luajtur edhe me Ballkanin e Kukësin) të pajiset me pasaportën shqiptare dhe të jetë, pse jo, nën urdhrat e trajneri Silvinjo për eliminatoret e “Euro 2024”.