-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi uron 8 marsin krah mamasë dhe vajzës

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi me anët të një statusi në facebook shoqëruar me një foto krah së ëmës dhe vajzës së saj ju ka uruar të gjitha grave dhe nënave 8 marsin
Statusi i plotë: 
Një urim i veçantë për të gjitha ju nëna dhe gra në çdo ditë të jetës tuaj, jo vetëm sot.
Mam ma ke nxirë jetën duke më thënë çohu laj enët, bëj punët, mëso, ku je, ku humbe.
S’më the njëherë një fjalë të mirë se mos më hipte vetja në qejf, edhe kur grindesha me kalamajtë e lagjes, fajin sipas teje e kisha gjithmonë unë. Edhe kur merrja dhjetë në një provim të vështirë në Matematikë më thoje: e mirë se nuk ke shkuar në hënë, atë punë ke të studiosh.
Përtej shakave dua të të falenderoj për mbështetjen pa kufij, për sakrificën sublime, për lodhjen e tejskajshme, për ty mam dhe për të gjitha ju gra dhe nëna që kujdeseni çdo ditë për familjet tuaja.
Qofshi të lumtura dhe të bekuara kudo ku jeni!
Zoti iu dhëntë forcë dhe kurajo për të përballuar çdo sfidë që na sjell jeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit