-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Rama e hoqi Kadinë nga “Financat” sapo firmosi Portin e Durrësit?

Kryesoret

40 ditë pasi firmosi marrëveshjen finale për Portin e Durrësit, Besart Kadia është liruar nga posti i zv/ ministrit të Financave dhe Ekonomisë duke kaluar në të njëjtin nivel te ministria e Jashtme. Arsyet e kësaj lëvizje nuk dihen.

Por lëvizja vjen papritur për një nga zyrtarët që u investua fuqishëm si publikisht për të mbrojtur marrëveshjen për portin e ri të Durrësit, por edhe faktin që në 30 Janar ishte Kadia që firmosi kontratën me investitorin Muhammed El Alabbar dhe Erlis Herenin, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.

Besart Kadia u emërua si zv/ ministër i Financave në 11 nëntor 2020. Kadia është pedagog dhe njëherësh njohës i mirë i ekonomisë, që kaloi nga PD tek qeveria socialiste.

Ai u zëvendësua nga Endrit Yzeiraj që ka qenë ish-aktivist i Nismës Thurje. Nga viti 2011 ai punoi në Departamentin e Kërkimeve të Bankës së Shqipërisë duke u specializuar në analiza statistikore në lidhje me çështjet me të cilat përballet ekonomia shqiptare.

Rama firmos dy ndryshime në qeveri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit