Bordi i Transparencës vendosi sot që 1 litër naftë të kushtojë 4 Lekë më lirë, duke u tregtuar me 193 Lekë, nga 197 që ishte.
Çmimi i benzinës nuk ka pësuar rritje. Në pikat e karburanteve një litër benzinë kushton 190 Lekë litri.
Bordi i Transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e gazit, 80 Lekë.