-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali me gjyqtarin e paguar nga Barcelona, përgjimet: Më telefononi, ju ndihmoj në VAR

Kryesoret

Prova të reja vazhdojnë të dalin në dritë mbi “Çështjen Negreira”, e cila përqendrohet rreth marrëdhënies së Barcelonës me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit të Arbitrave spanjollë, Enrique Negreira.

Marrëdhënia e Barcelonës me Negreiran përfundoi në vitin 2018 kur presidenti i atëhershëm Josep Maria Bartomeu anuloi kontratën e klubit me kompaninë e ish-arbitrit, Dasnil 95.

Si pasojë e kësaj, Negreira dërgoi të paktën dy fax-e te Barça, i fundit prej të cilave i kërkonte klubit katalanas të vazhdonte ta paguante atë pavarësisht se marrëveshja e tyre ishte ndërprerë.

Zbulimet e reja nga El Mundo Deportivo tregojnë se Negreira kontaktoi Barcelonën në vitin 2020 pas prezantimit të VAR (Sistemit të Teknologjisë së Arbitrave). Thuhet se ai ka ofruar “ndihmën” e tij me teknologjinë në bordin e klubit.

“Unë mund t’ju ndihmoj me VAR. Nëse jeni të interesuar, më kontaktoni”, thuhet nga El Mundo.

Barcelona duket se nuk i është përgjigjur ofertës së Negreiras, por tensionet në La Liga nuk ka gjasa të pushojnë për rastin, veçanërisht pas raportimeve se Barcelona është ndër skuadrat që kanë përfituar më shumë nga VAR këtë sezon.

Klubi katalanas tashmë ka një padi në gjykatë nga departamenti spanjoll i drejtësisë mbi akuzat për “korrupsion të vazhdueshëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit