Një market është dëmtuar gjatë orëve të para të ditën së sotme Kamëz. Sipas informacioneve të para nga policia dyshohet se i është vënë lëndë plasëse.
Gjithashtu bëhet me dije se marketi është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e policisë.