Paraditen e sotme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në selinë e PS-së. Diplomatja amerikane është pritur nga numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri.
Referuar situatës politike, pak javë përpara dorëzimit të listës së kandidatëve, nuk përjashtohet që temë e bisedës të ketë qenë edhe integriteti i personave që do të garojnë në 14 Maj.