-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta hajë Basha “turpin me bukë”?

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kishte një lajm të mirë dhe një të keq sot për Lulzim Bashën. Ai vendosi pavarësisht asaj që perceptonte, të njihte PD-në e Bashës dhe jo të Sali Berishës duke u bazuar te emri në regjistrin e partive politike në gjykata. Por kishte edhe një lajm të keq duke mos e regjistruar PD-në e Bashës në zgjedhje.

Celibashi tha se dokumentacioni, konkretisht autorizimi që Basha la që vjet për Enkelejd Alibeajn kishte mangësi dhe duhej një i ri, i freskët. Gjithashtu, i kërkoi Bashës, mbi të gjitha si kusht kryesor, deklaratën e kryetarit të partisë me angazhimin për mos blerjen e votave. “Kjo nuk mund të delegohet” tha Celibashi.

Që do të thotë se tashmë Lulzim Basha që dha dorëheqjen por qëndroi në hije prej një viti do të duhet të dalë nga “strofulla” ky është futur për të firmosur. Por a do të pranojë? Publikisht, Basha deklaroi vjet se dha dorëheqjen, por “de jure” kurrë nuk e bëri një gjë tillë. Tashmë është momenti i së vërtetës.

Nëse Lulzim Basha nuk e pranon një gjë tillë atëherë nuk do të ketë Parti Demokratike që do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit. Por duke njohur veprimet e Lulzim Bashës deri tani, gjasat janë që ta hajë “turpin me bukë” duke vërtetuar me firmë dhe vulë që vijon që të mbajë peng PD-në edhe nga “arratia”. Dhe sigurisht, justifikimi do të jetë që nuk mund të linte PD-në jashtë zgjedhjeve lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit