-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha jashtë! KQZ: Njohim PD-në e drejtuar nga Basha, por autorizimi nuk është i qartë!

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh zyrtarisht PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, por nuk e regjistroi në zgjedhje për mungesë dokumentesh duke i dhënë afat edhe 48 orë. Ilirjan Celibashi u shpreh se vendimin e mori bazuar te gjykata që njeh kryetar ende Lulzim Bashën, por theksoi se ka dy mangësi te dokumentacioni me autorizim që lëshoi Basha; së pari nuk është i qartë formulimi i autorizimit, konkretisht nuk është specifikuar data e zgjedhjeve të këtij viti te autorizimi i lëshuar vitin e kaluar për zgjedhjet e 2023-shit dhe së dyti duhet të lëshohet deklarata që çdo kryetar partie duhet të firmosë për angazhimin që merr për zgjedhjet e lira. Kjo tha, Celibashi është detyrim dhe jo kompetencë që mund të delegohet.

Atëherë nuk kemi tjetër se çfarë të presim për regjistrimin e PD-së. Unë jam i bindur që gjithsecili prej jush kanë bindjen që vendimmarrja e komisionerit bazohet tërësisht te argumenti ligjor dhe jashtë çdo lloj interesi politik apo tjetër. Për të gjithë është e qartë që ne duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi, drejtues juridik i PD-së që ka të drejtën për të paraqitur kërkesën për regjistrim. Për KQZ-në mjafton që se kush e ka këtë legjitimitet dhe kush është personi drejtues.

Pyetja është se kush vendos për këtë? A vendos komisioneri, që kush është organi drejtues i një partie. Nga e merr KQZ këtë të dhënë dhe informacion sepse vetë nuk e ka? Do të thotë që është gjykata. Unë e di dhe ju e dini si është vendimmarrja e këtij procesi, në njohjen reciproke që kemi. Por le ta sqarojmë për shkak të rëndësisë së madhe që ka si çështje. Kjo është e qartë për këdo dhe është kot të vazhdojmë diskutimet. KQZ merr në referencë vendimin e gjykatës.

Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte vendimin mbi perceptime. Unë mund ta pranoj se në perceptimin tim zoti Sali Berisha është kryetar i PD-së, por në referim duhet të marr atë që është dokument zyrtar, vendimin e gjykatës që tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që unë apo dikush tjetër e percepton. Pra mendoj se mendoj se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së për zgjedhjet bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së.

Por në vlerësimin e dokumentin autorizues që është paraqitur me tagër të plotë nga Basha, unë vlerësoj se dokumentacioni nuk është i plotë. Qartësia nuk është e plotë. Çfarë është autorizuar? Ju jeni autorizuar që të kryeni regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 2023. Që të jetë plotësisht e qartë duhet që të jetë; një formulim të dytë më qartë. Nga pikëpamja formale, autorizimit i mungon qartësia.

Autorizimi është lëshuar në 18 mars 2022, mund të konsiderohet mjaftueshëm që t’ua japë ju këtë të drejtë, por ka edhe një mangësi tjetër në dokumentacionin tuaj. Që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale të kryetarit të PD-së për të firmosur deklaratën. Cdo kompetencë tjetër e kryetarit të PD-së mund të delegohet tek të tretë.

Deklarata nuk është kompetencë, por përgjegjësi dhe kjo nuk mund të delegohet. P.sh shërbimi ushtarak nuk mund të delegohet. Dokumentacioni i paraqitur nga Lulzim Basha nuk është i plotë ndaj do u jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. Domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të PD-së” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit