Sekuestrohen 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik në portin e Durrësit.
Arrestohet drejtuesi i kamionit Dritan Hallkokondi 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte fshehur brenda kamionit shumat e mëdha të eurove dhe paundve.
Policia thekson se kishte informacion për këtë person që po tentonte që të fuste këtë shumë të madhe nga porti i Durrësit. 53-vjeçari po vinte nga Italia.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e policisë gjetën të fshehura në kabinën e kamionit, 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.