KQZ vendosi sot që të njohë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së duke nxjerrë jashtë Sali Berishën që tani duhet të përdorë mundësinë e fundit, që është koalicioni. Në mbledhjen e KQZ-së nuk munguan debatet mes palëve.
Në replikat mes dy përfaqësuesve të Berishës dhe Bashës u përfshi edhe zyrtari i Partisë së Lirisë që ishte në krah të grupit të ish-kryeministrit. Ilirjan Celibashi u tërhoqi disa herë vëmendjen më pas i kërcënoi se do i nxjerrë jashtë.
Debati në KQZ
Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë: KQZ duhet të regjistrojë PD-në e drejtuar nga Sali Berisha.
Indrit Sefa: Me ndryshimin e emrit nuk ndryshon historia dhe dihet kush i ka shërbyer Edi Ramës.
Ilirjan Celibashi: Kam një këshillë, evitoni retorikën politike.
Indrit Sefa: Nuk mund të vijë përfaqësuesi i partisë tjetër të vijë dhe të thotë, patericë apo fraksion.
Ilirjan Celibashi: Unë nuk mund të kontrolloj narrativën tuaj. Evitoni retorikën.
Përfaqësuesi i PL-së: Indrit Sefa duhet të ruajë qetësinë dhe të shohë interesin publik, jo të një grupimi shumë ngushtë që numërohet me gishtat e një dore.
Indrit Sefa: Ose anëtarët e një familje.
Ilirjan Celibashi: Këshilla ime është kursejani vetes këtë mënyrë të diskutuari. Nëse do të merrni fjalën do u nxjerr jashtë.
Dy dokumentet që duhet të firmosë Basha për 48 orë për regjistrimin e PD-së në zgjedhje