Pafund njerëz në mediat sociale kritikuan produksionin dhe e cilësuan këtë si një dhunë psikologjike “avantazhin” në lojë që i dhanë Kiarës nga BBVA të martën duke i treguar një klip me disa nga lajmet e shkruara nga mediat online për ta, pjesa më e madhe të bazuara në thashetheme dhe të nxjerra jashtë kontekstit.
Mes reagimeve nuk mungoi një as nga tezja e Kiarës e cila u pa si një sulm ndaj produksionit.
“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruante tezja e Kiarës.
Por tezja e moderatores ka bërë një tjetër veprim që duket se tregon të kudërtën. Ajo i ka dërguar Arbanës lule për 8 Mars.