-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte “Escobari” serb që u vra në pikë e karburantit?

Kryesoret

Ranko Radosheviq i njohur si “Ranko Eskobar”, është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Siç raportoi Blic, Radosheviq ishte i lidhur me klanin e Veljko Belivuk dhe Marko Mesar.

Sipas informacioneve jozyrtare, Radosheviq ishte anëtar i një grupi kriminal të Nikshiqit që dyshohet se është i afërt me klanin Škaljar dhe të vrarë Jovan Vukotiq.

Ekzekutohet “Eskobari” serb

Sipas informacioneve të para dhe jozyrtare të portalit Nova.rs, bëhet fjalë për një person të njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera merrej me shitjen e makinave të blinduara.

“Emri i tij u përmend në publik, në kontekstin e pronarit të një makine të tillë, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko R. për publikun njihet edhe si “Ranko Eskobar”, me prejardhje nga Mali i Zi”, shkruan Nova.rs.

Kush ishte Ranko Escobar?

Ranko Eskobar drejtonte një biznes te njohur për tregtimin e makinave të blinduara.

Pikërisht një automjet i tillë është gjetur në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk, i cili po gjykohet për shtatë vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Emri i Ranko Escobar figuronte në një fletë pronësie të “blindëve”. Sipas informacioneve jozyrtare të Nova-s, Ranko është nga Nikshiqi dhe ka qenë i njohur për policinë në të kaluarën.

Më herët është shkruar edhe se Ranko R. ka qenë i lidhur me anëtarin e klanit kriminal Bežani, Goran Mijatoviq, i cili është vrarë në Beograd. Sipas të njëjtave informacione, Ranko R. merrej edhe me tregtimin e lëndëve narkotike, më saktë kokainës dhe “skank”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit