Kryeministri Edi Rama injoroi opozitën, e cila është e ndarë në fraksione dhe kampe. Ai tha sot se fitorja e PS-së në 14 Maj nuk diskutohet, pasi sipas tij kundërshtari është poshtë nivelit që pritet.
“Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm, por fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike.
Të futesh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë edhe deri të pa denjë, nuk është e vështirë të fitosh.
Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike, kjo do të thotë më shumë për njerëzit. Këto situata rrezikojnë të të shkëputin nga njerëzit. Kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive” tha ai.