-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artur Bushi kujtohet në fund për Krujën! 1 miliard lekë asfalt elektoral

Kryesoret

Socialistët kujtohen në muajin e fundit që ka rrugë për të shtruar. “5pyetjet.al” nga një investigim i thjeshtë ju sjell më poshtë me dokumente atë që po ndodh në bashkinë e Krujës, që drejtohet nga Artur Bushi.

Kjo bashki ditën e sotme ka hapur pesë tendera me vlerë rreth 88 milionë lekë pa TVSH (rreth 1 miliard me TVSH) për shtrim dhe asfaltim rrugësh.

Tenderi i parë është me objekt sistemim asfaltim i rrugës së Mbikalimit Hekurudhor Hasanaj, Nj.A.Fushë Krujë me fond limit 10.6 mln lekë të reja.

Tenderi i dytë është për sistemim asfaltim i rrugës “Kasme”, Krujë me fond limit 7.9 milionë lekë.

Tenderi i tretë është për sistemim asfaltim i rrugëve pranë “Unazës së Madhe”, fshati Luz, Nj.A.Fushë Krujë me fond limit 9.9 milionë lekë.

Tenderi i katërt është për sistemim asfaltim i rrugëve Lagja “Kodër Bubq”, Nj.A.Bubq, Krujë me fond 32.3 milionë lekë.

Dhe i tenderi i pestë është shpallur për sistemim asfaltim i rrugës “Bregu i Lumit” (dydegëshi) fshati Gramëz, Nj.A.Thumanë, Krujë me fond 27 milionë lekë.

Afati për dorzimin e tenderave është në 20 për një pjesë dhe 27 mars të këtij muaji për pjesën tjetër për të përfunduar sa më shpjet rrugët përpara zgjedhjeve.

Dy janë faktet që bërtasin në këtë histori. E para që të gjithë tenderat bëhen vetëm dy muaj para zgjedhjeve dhe së dyti lekët do të paguhen ndarë në dy vite, një pjesë këtë vit dhe një pjesë vitin tjetër, pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar në 14 Maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit