Në Gjykatën e Elbasanit po zhvillohet sot një tjetër seancë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të njohur si “Pipi” dy vite më parë, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.
I akuzuar për vrasjen është Arbër Paplekaj, i cili nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë është futur në sallë për t’u përballur me dëshmitarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.