Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën e vërtetë ka mbaruar.
Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se Partinë e Lirisë nuk ka asgjë që e kthen pas në rrugën drejt fitores.
‘Ilir Meta ka vendosur një vijë të kuqe me të gjithë: Nuk ka asgjë që e kthen pas, Partinë e Lirisë në radhë të parë, por besoj edhe të gjithë opozitën e vërtetë nga 14 Maji. Iku koha kur Edi Rama bënte zgjedhje pa opozitën sepse blinte lidershipin e saj. Iku koha kur Edi Rama e trukonte rezultatin e ndeshjes, siç e kishte trukuar ndeshjen e 25 Prillit prej kohësh. Tani beteja është e vërtetë dhe tani drejt 14 Majit, gjithë Partia e Lirisë, gjithë opozitarët e vërtetë. Dhe do të jemi aty, jo vetëm për të hedhur votën, por derisa të numërohet vota e fundit, edhe të festojmë rikthimin e demokracisë, të llogaridhënies dhe të pluralizmit politik në nivel vendor, por edhe kombëtar’, shkruan Meta në reagimin e tij.