-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po vuajmë”/ Kreu i grupit Wagner ankohet për kushtet e luftës!

Kryesoret

Themeluesi dhe pronari i grupit të mercenarëve të Rusisë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se jo vetëm trupat e tij, por të gjitha njësitë e forcave ruse që janë të përfshira në luftimet disamujore në qytetin ukrainas të Bahmutit, po vuajnë nga mungesa e furnizimeve me municion.

Zyra për media e Prigozhinit lëshoi një deklaratë më 10 mars, përmes së cilit ai shprehu mirënjohjen për ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturovm dhe Igor Nasenkov, shefin ekzekutiv të Tekhnodinamika, për rritjen e madhe të prodhimit të municionit ushtarak në muajt e fundit, pasi Wagner bëri thirrje për rritje të furnizimeve. Megjithatë, ai shtoi se ka nevojë për më shumë municion.

Muajin e kaluar, Prigozhin, që vlerësohet se është një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, akuzoi zyrtarët kryesorë të forcave ushtarake se po bëjnë “tradhti” duke dështuar që të pajisin mercenarët e tij me municion të mjaftueshëm, teksa mercenarët e Wagner-it janë një forcë e madhe në betejën për të marrë qytetin lindor ukrainas të Bahmutit.

Në një prej deklaratave të lëshuara në shkurt, Prigozhin akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Valery Gerasimov, se po refuzojnë që t’i japin municion Wagner-it “me qëllim që ta shkatërrojnë” këtë grup.

Disa ditë pas shkëmbimit të akuzave, Prigozhin tha se trupat e tij kishin filluar të pajiseshin me municion dhe armatim. Wagner verën e kaluar ka rekrutuar mijëra të burgosur nga burgjet në mbarë Rusinë për të luftuar në Ukrainë. Në shkurt të këtij viti, Prigozhin tha se më nuk po bëhen rekrutime të të burgosurve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit