-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Strategjia e Listës Serbe: Nuk informon për mospjesëmarrje në zgjedhje

Kryesoret

Lista Serbe duket se po bën politikë në raport me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave veriore.

Ndonëse publikisht ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, ky subjekt politik ende nuk e ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë veprim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se deri me tani Lisat Serbe nuk ka dërguar asnjë njoftim zyrtar në këtë institucion.

Në këtë mënyrë, Lista Serbe mund të aplikojë për pjesëmarrje në zgjedhje deri më 22 mars.

“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviç, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit,” ka thënë Elezi.

Një ditë me parë, Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës.

Si arsyeje për mospjesëmarrje në këto zgjedhje, Lista Serbe ka përmendur mos përmbushur kërkesat të serbëve, të cilat i kanë shtyrë të largohet nga institucionet e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit