Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në verandën e një banese në Kurbin. Pronari i banesës ku u vendos bomba me eksploziv është Skënder Lika.
Ai është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës.
Skënder Lika u akuzua për vrasjen e Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes arratis menjëherë nga vendi i krimit së bashku me të birin.
Skënder Lika ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij, pasi është liruar nga burgu për vrasjen e Rakip Rolit.
U zgjua me tritol, kush është Skënder Lika dhe lidhjet e tij familjare me krimin?
Nuk dihet ende nëse këto ngjarje kanë lidhje me vendosjen e eksplozivit këtë të Premte.
Policia bën me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sot tritol, 2 vite më parë plumba te dera, kush e kërcënon Skënder Likën?