-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Policisë merr vendimin e fortë pasi vdiqën tre të rinjtë në Tiranë

Kryesoret

Dita e djeshme ishte e përgjakshme, pasi në harkun e 24 orëve u shënuan gjashtë viktima, tre në Tiranë nga aksidenti që ndodhi në Sauk. Nisur nga tragjedia, policia ka nisur një aksion me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, të kalojnë në shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën e punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore.

Të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që policia disponon, si radarët automatikë, dronët, kamerat dhe mjetet e pauniformuara, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit.

“Gjatë 12 orëve të fundit: 53 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 122 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara (pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit), 87 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 106 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 11 masa për manovra të gabuara dhe gara shpejtësie, 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit