Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger ka thënë me ironi se nuk e di që duhet ndonjë pajtim i Serbisë për raportet Kosovë-NATO.
Këtë, Ischinger e tha në një diskutim në Twitter ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i cili pati kritika për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Epo, unë do ta konsideroja këtë si një prishës të marrëveshjeve. Qeveria jonë duhet të sigurohet që Kosova të ketë një rrugë të qartë dhe të padiskutueshme drejt anëtarësimit në NATO si rezultat i kësaj marrëveshjeje normalizimi. E njëjta gjë vlen edhe për aleatët tanë,” shkroi Selimi.
Ndërsa, Ischinger nuk e konsideroi Vuçiçin si një prishës të marrëveshjeve, pasi sipas tij, Serbisë nuk duhet që t’i kërkohet pajtimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Nuk jam në dijeni se mund të kërkohet pajtimi i i Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s,” shkroi Ischinger.