Të shtënat me armë zjarri zgjuan mëngjesin e sotëm Kamzën. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në bulevardin “Donald Trump”.
Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur.
Lokali është në pronësi të Astrit Lamit, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt.
Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut. Megjithatë të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.