Posta Shqiptare është mes institucioneve që jo pak herë ka qenë në qendër të denoncimeve për tenderat e dyshimtë. I tillë ishte edhe një nga të fundit që e ka finalizuar datën e njoftimit të fituesit në 8 shkurt të këtij viti.
Bëhet fjalë për blerje kancelari dhe zarfa. “InfoSoft Office” me pronar Gëzim Dobin fitoi tenderin duke ofruar 39 milionë lekë (39 187 981,00), thuajse kokë më kokë me fondin limit që ishte vendosur 40 milionë lekë (40 577 848,00).
Në garë ishin edhe pesë operatorë të tjerë; IT Gjergji Kompjuter” sh.p.k, “Librari Dyrrahu” sh.p.k, “Office Center” sh.p.k, “Interlogistic” sh.p.k dhe “Dynamix Group” sh.p.k, por janë skualifikuar. Për këtë arsye, faqja që monitoron tenderat ka ngritur flamurin e kuq për tenderin e postës shqiptare duke krijuar dyshime të forta për parregullsi.