-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacionet e shpëtimit, Italia shpëtoi mbi 1 mijë emigrantë

Kryesoret

Më shumë se 1 mijë emigrantë u vendosën të shtunën në tokën italiane në pjesën jugore të Italisë nga roja bregdetare e këtij shteti, e cila filloi operacione të gjera shpëtimit për tri barka me emigrantë në vështirësi në det të trazuar afër Kalabrisë.

Një anije e rojës bregdetare dërgoi 584 persona në qytetin Reggio Calabria, ndërsa një tjetër përcolli një barkë peshkimi me 487 emigrantë deri në portin e Krotones, afër vendit të përmbytjes së një anijeje tjetër më 26 shkurt, ku mbetën të vdekur 74 persona, raporton “Reuters”.

Më shumë se katër mijë njerëz kanë arritur në Itali nga e mërkura, në krahasim me një mijë e treqind gjatë tërë marsit të vitit të kaluar, kur qeveria konservatore po mundohet që ta frenojë dyndjen e emigrantëve.

Roja bregdetare futi në përdorim tetë barka të premten në operacione të ndryshme shpëtimit, ndërsa një barkë patrulluese u përdor për të parandaluar ndonjë përsëritje të fatkeqësisë së muajit të kaluar, kur një barkë me emigrantë u përmbyt afër bregdetit të Kalabrisë.

Trupi i një vajze të re u nxor nga deti të shtunën, duke e çuar në 74 numrin e viktimave. 79 njerëz mbijetuan në këtë fatkeqësi, por rreth 30 të tjerë ende janë të zhdukur dhe mendohet se janë të vdekur.

Prokurorët janë duke zhvilluar hetime për të marrë vesh nëse autoritetet italiane është dashur të bënin më shumë për parandalimin e kësaj fatkeqësie. Megjithatë, kryeministrja Giorgia Meloni e ka mohuar këtë sugjerim dhe është përpjekur që tërë fajin për rastin t’ua hedhë trafikuesve të njerëzve.

Lundrimet janë shtuar në masë dramatike. Rreth 17 mijë emigrantë kanë arritur në Itali përmes barkave deri më tani këtë vit në krahasim me rreth 6 mijë për periudhën e njëjtë të vitit 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit