-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD denoncon shkeljet e kryebashkiakes së Roskovecit: Në tendera ka munguar konkurrenca

Kryesoret

Kryetari i PD-së dega Roskovec, Emels Xhaxhaj për mes një deklarate për shtyp ka denoncuar shkeljet e shumta me tenderat që ka kryer kreybashkiakia e këtij qyteti Majlinda Bufi.

Ai ka pohuar se edhe pse kanë kryer denoncime të shumta asnjëherë prokuroria apo SPAK nuk kanë vepruar mbi të ndërsa ka renditur disa nga shkeljet që janë kryer prej saj.

Sipas tij në tenderat e zhvilluara ka munguar konkurenca dhe këto vërtetohen nga buletinet e botuara.

Xhaxha ka pohuar se kërkojnë publikisht që SPAK dhe prokuroria të verifikojnë veprimet antiligjore e korruptive që kryen kryebashkiakia Majlinda Bufi. Të njëjtat kërkesa dhe vetëm e njëjta firmë fituese, PSE?

Çdo veprim antiligjor I kryer nga kryebashkiakia Majlinda Bufi apo firmë fituese tenderash kundërligjore do të dërgohen para ligjit sapo bashkinë ta drejtohet nga kandidati I PD pas 14 majit.

Çdo shkelje e dokumentuar do ti dërgohet SPAK dhe organeve të tjera hetimore e ligjzbatuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit